Vetëvrasjet Covid në Itali, si është e vërteta!

Në një postim publik Kryeministri shqiptar Edi Rama për të justifikuar ngjarjet dramatike të vetëvrasjeve të të sëmurëve Covid në spitalet shqiptare, solli si shembull Italinë duke iu referuar lajmeve medaitike e jo të dhënave të autoriteteve të autorizuara italiane për këtë fenomen të dhimbshëm. 

Një krahasim i guximshëm duke injoruar të dhënave e parë statistikore pa të cilën nuk mund të bëhet asnjë analizë, faktin se Italia ka mbi 60 milionë banorë e Shqipëria as 2 milionë (ndër ikje kthimet e emigrantëve sezonalë e të përhershëm shqiptarë nëpër botë).

Para së gjithash në Itali në analizimin e këtij fenomeni gjatë këtij momenti fatkeq historik sic ëshë pandemia, autoritetet kompetente italiane kanë ngritur një Institucion Specifik i quajtur Observatori për vetëvrasjet nga Covid, i cili me një ekip ekspertësh psikologë analizon cdo rast vetëvrasje që nga nisja e pandemisë e deri më sot e në vijim.

E sipas të dhënave të mbledhura nga ky Observator asnjë nga këto raste vetëvrasjes nuk ka ndodhur në reparte spitalore publike apo private.

Lexo dhe: Vetëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Nuk i nxit qeveria, ndodhin në të gjithë botën

Sipas psikologëve italianë janë akte të kryera nga moteve të lidhura me probleme socialt-ekonomike që ka shkaktuar pandemia, nga frika për jetën e nga rëndesa psikologjike që shkaktoj faza e lockdoën tek persona të ndjeshëm e që kanë vuajtur dhe më parë nga shqetësime mendore.

Sipas të dhënave të Observatorit Italian të Vetëvrasjeve që nga nisja e pandemisë deri më tani në Itali janë kryer 62 vetëvrasje  e 37 tentativa vetëvrasje  të lidhura me Covid.

Analiza e gafikut informativ i vënë në dispozicon nga Observatori italian zbardh se numri më i lartë i vetëvrasvje apo i tentativa të vetëvrasjeve është vërtetuar  në fazën më akute të pandemisë në periduhën prill-maj 2020, 

Vëzhgimi i të dhënave informative të kronikës së mediave lokale e kombëtare italiane ka ndihmuar këtë Observator të analizoj se motivet e këtij numri  vetëvrasjesh, janë rrjedhë e mendimit të shqetësimit e frikës së rrezikut pas humbjes së jetës së familjari e personi të afërm si dhe nga pasojat ekonomike, financiare, në punë e në jetës sociale që shkaktoj kjo epdiemi.

"Frika nga rreziku i humbjes së jetës" evidentohet në shumicën e rasteve të vetëvrasjeve në Itali, por që sipas psikologëve italianë është një fenomen i njohur e i verifikuar dhe në ngajrjet e mëparshme të historisë botërore si pas përhapjes së virusit Sars, ngjarja e 11 shtatorit në Amerikë, bomba atomike në Fukushima etj.

Studimet shkencore kanë vërtetuar se mendja njerëzore vihet në vështirësi  apo bëhet viktimë në ngjarje të vecanta historike si në fatkeqësi natyrore, epdiemi, krizë ekonomike që shaktojnë shqetësime mendore e deri në raste ekstreme si vetëvvrasje.

Pra është e vërtetë se në Itali si dhe në vende të tjera të botës, pandemia ka çuar në rritjen e stresit psikologjike me evidentimin e rasteve të vetëvrasjes, por në emër të së vërtetës që dhe rkyeminsit shqitpar e citon shpesh, duhet të themi se në këtë vend mik të Shqipërisë, në Itali,  këto ngjajrje dramatike nuk kanë ndodhur brenda mureve të një strukture shëndetësore ku qytetari shkon për të shpëtuar jetën e jo për ta humbur atë.

Lexo dhe: Ekskluzive/ “Nuk e përballojmë dot”, Urdhri i Mjekut propozon lockdown total për Italinë