Mutacion i koronavirusit/ Pas infektimit me variantin e ri, Danimarka hedh miliona nuska në varre masive
Në një tentativë për t'i shmangur variantit me mutacion të koronavirusit, që mund të sabotojë përpjekjet për krijimin e vaksinës, Danimarka njoftoi se do të eleminojë 17 milionë nuska, të cilat po hidhen në varre masive.
I quajtur Grupimi 5, varianti i ri i Covid-19 ka shkaktuar alarm pasi mund të bëjë të paefektshme vaksinën nëse përhapet në popullatë. Zyrtarët danezë thonë se varianti i ri i koronavirusit ka infektuar 13 njerëz në veri të vendit.
Janë shpërndarë pamje shokuese të ekskavatorëve që lëshojnë mijëra nuska të vdekura në varret masive të gërmuara së fundmi, ndërsa punonjësit me veshje të rënda anti-infektive spërkasin mjetet me dezinfektantë.
Ministria daneze e mjedisit tha se kafshët po varrosen në territor ushtarak pranë qytezës veriore të Holstebro, pasi nuk ka mjaftueshëm inçeneratorë për të djegur kufomat.
Danimarka thotë se deri tani ka eliminuar të paktën 2 milionë nga kafshët e kultivuara për pellushin e tyre.
Virusi mutant ka kaluar nga punonjësit e industrisë së pellushit të infektuar te kafshët, dhe tani ato po i rikthehet punonjësve ne veriantin me mutacion të Covid-19, besojnë zyrtarët.
Teksa virusi kalon mes specieve të ndryshme, një mutacion ka shkaktuar një rritje të proteinave duke e aftesuar të hyjë në qelizat njerëzore.
Kjo është me rëndësi pasi prodhuesit kryesorë të vaksinës punojnë duke shënjestruar këtë proteinë në vaksinën e tyre. Për mundësinë e kompromendimit nuk ka ende prova, por janë teorikisht të mundshme.
Fermerët e Danimarkës që nuk janë prekur nga virusi i ri lejohen ende të shesin pellushe por u është urdhëruar të vrasin të gjitha nuskat e tyre deri në fund të javës.
Britania vendosi dje që të infektuarit me Covid të kthyer nga Danimarka, të mbahen në karantinë rigoroze.




