Itali, 71 vetëvrasje gjatë pandemisë së COVID
Virusi korona ka një ndikim të madh në shëndetin mendor.
Mësohet se në Itali, përgjatë periudhës mars-shtator kanë ndodhur 71 vetëvrasje, ndërsa 46 vetëvrasje kanë mbetur në tentativë, gjatë pandemisë së Covid-19.
Media italiane "Tgcom", informon se krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2019, numri i vetëvrasjeve ishte 44, ndërsa ajo e përpjekeve për vetëvrasje ishte 42.
Kjo u raportua nga një psikiatër në Konferencën Ndërkombëtare për çështje që lidhen me vetëvrasjen, organizuar nga Universiteti Sapienza i Romës dhe me mbështetjen e pakushtëzuar të Fondacionit Menarini, me rastin e Ditës Botërore për parandalimin e vetëvrasjes më 10 shtator.
Këtë raportim e bëri psikiatri në Konferencën Ndërkombëtare për çështje që lidhen me vetëvrasjen , organizuar nga Universiteti Sapienza i Romës dhe me mbështetjen e pakushtëzuar të Fondacionit Menarini, me rastin e Ditës Botërore për parandalimin e vetëvrasjes më 10 shtator.
Izolimi shoqëror, përveç krizës financiare, sjella pasoja të mëdha në shëndetin mendor./ Tgcom