Komision të posaçëm për UÇK, Balla kërkon të shqyrtohen pretendimet për burgjet në veri të vendit

Nisja e procesit në Gjykatën Speciale, ku nën akuzë janë vënë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi ka sjellë lëvizje politike dhe në Shqipëri.

Pas akuzave në twitter ndërmjet mazhorancës dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës, kreu i grupit socialist Taulant Balla i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni parlamentar.

Objekt i kësaj kërkesë sipas Ballës ka të bëjë ne pretendimet për ekzistencën në veri të burgjeve të UÇK-së sipas raportit të Dick Martin.

Propozimi vjen në ditën kur Veseli u njoh me akuzat e Gjykatës Speciale.

Ish-kryeparlamentari ka mohuar terësisht akuzat.

Më herët dhe Thaçi e Krasniqi janë shprehur kundër prokurorit të gjykatës speciale.

Ndërsa të mërkurën para trupës do të dalë dhe Rexhep Selimi, kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.