A do të nevojiten spitale të tjera Covid? Flet Koraqi: Skenare ka, ja për çfarë po shërbejnë masat

Andi Koraqi, shefi i Insitutit Laboratorik në një intervisë për Ora News ka folur në lidhje me frikën dhe përgatitjen për hapjen e spitaleve rajonale në funksion të të infektuarve nga Covid-19.

Koraqi ka thënë që një skenar i tillë ekziston në rast se ezaurohen të tre spitalet Covid, ndërkohë që ka shtuar se masat e marra kërkojnë uljen e impakteve të pandemisë.

Skenaret janë, nëse ezaurohen të gjithë spitalet Covid atëherë të gjithë spitalet do të kthehen në spitale Covid”, ka thënë Koraqi.

-A i kemi të gjitha kapacitetet edhe në staf mjekësor për t’i përballuar?

Koraqi: Në asnjë vend të botës nuk mund të jenë kapacitetet për të përballuar pandeminë, sepse nuk mund të ngresh një sistem shëndetësor për të përballuar njëherë në 100 vjet pandemitë. Masat merren për të zvogëluar impaktin që ka pandemia në sistemin shëndetësor dhe për t’i dhënë kohë sistemit shëndetësor që të adaptohet.

-Po bëhen trajnime specifike për mjekët në spitalet rajonale për t’i shërbyer pacientëve me Covid?

Koraqi: Trajnimet do të vazhdojnë. Edhe para 1-2 javësh u bë një trajnim në Pallatin e Kongreseve për mjekët e spitaleve rajonale dhe për të tjerë. Trajnimet nuk kanë fund përsa i përket mjekëve në përgjithësi për përballimin e emergjencave dhe për përballimin e rasteve që kërkojnë mjekë reanimator. Por janë brenda kapaciteteve.