Vlorë: Qendra mermer, periferia në baltë
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, është projekti më i ri i rilindjes Urbane në Vlorë.
Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren dhe parashikon një rikonceptim të zonës.
Banorët e Vlorës thonë se e mirëpresin cdo investim që sjell zhvillim, por kritikë janë me orientimin e ndërhyrjeve.
Kërkojnë që paratë që bashkisë e qeverisë i japin si taksa të mos shkojnë vetëm për qendrën e qytetit, por shtrihen edhe në brendësi të lagjeve, ku problematikat janë të mëdha.
“Shikoni edhe lagjet në cfarë gjendej janë, në nuk kemi rrugë në dimër ecim me cizme”, shprehen banorët.
Kritikë janë edhe për faktin se disa projekte mbivendosen si pasojë e mungesës së planeve afatgjata.
Shembull në Vlorë marrin Sheshin Isa Boletini që vetëm 5 vite më parë u rehabilitua me fondet e Bashkisë dhe tashmë do të ndryshojë me fondet e qeverisë.
“ Më duket pak e nxituar sepse s ka as 2 vjet që është ndërtuar dhe po e bëjnë sërish nga fillimi”, shprehen banorët.
Tenderat e mëdha, thonë se janë kthyer në mënyrë abuzimi.
“Janë të gjitha abuzive, janë vjedhur tenderat. Kjo ishte e ndërtuar më së miri, por Edi Rama i jep tenderat për të fituar para”, shprehen banorët
Sipas projektit, zona do të jetë hapësirë këmbësore, që vendos në focus Muzeun e Pavarësisë .