EMRAT/ Trafik droge dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin 4 "të fortëve" në Berat
Operacioni Forca e Ligjit zbarkon në Berat ku i ka dërguar formularin për plotësim 4 ish të dënuarve për vepra të ndryshme penale.
Personat e poshtëcituar kanë qenë të dënuar në Shqipëri dhe jashtë saj për "trafik narkotikësh" dhe "shfrytëzim prostitucioni".
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;
Rexhep Spata., banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Lorenc Hoxha.(K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.