Rëndohet situata me Covid-19 në vend/ 501 të infektuar në 24 orë dhe 374 pacientë në spitale
Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat sa i përket infektimeve dhe viktimave nga Koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 1942 testime, 501 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkohë 12 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Ndërkohë lajm i mirë është shërimi i 90 pacientëve, por që gjithësesi nuk e lehtëson situatën në spitalet Covid.
374 pacientë ndodhet aktualisht në spitalet Covid, 4 të intubuar dhe 13 në terapi intensive.
SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJA
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 374
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1942
Testime totale 139,114
Raste pozitive 24,206
Raste të shëruara 12,092
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114
Vdekje – Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.