"Rilindja shkatërroi ëndrrën turistike", Gjunkshi publikon videon nga rruga e degraduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2020, 14:07
Ish-deputeti demokrat për Dibrën Xhemal Gjunkshi ka denoncuar degradimin dhe lënien në harresë të rrugës Ura e Çerenecit-Librazhd, e cila ishte pjesë e unazës turistike dhe prioritet i qeverisjes së PD.
Sipas tij, ardhja në pushtet e të majtëve shkatërroi ëndrrën turistike dhe fondet shkuan në Rilindjen Urbane .
"Punimet u braktisën. Rrugët u lanë të degradohen. Krahina të tëra u lanë në harresë. Golloborda është një nga krahinat që për 8 vite u harrua plotësisht nga Rilindja" shkruan ai duke e shoqëruar dhe një video të banorëve që të cilët ankohen për mungesën e investimeve.