"Lamtumirë i shtrenjti Koço!" Rama dhe Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole.

Përmes një postimi në facebook ai shkruan: "Lamtumirë i shtrenjti Koço! U prehsh në paqe".

Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë në spitalin Infektiv me koronavirusin.

Ngushëllime për ikjen e tij nga jeta ka shprehur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha: Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid 19. U prehtë në paqe!

LEXO EDHE: Arti shqiptar në zi, legjenda e humorit Koço Devole ndahet nga jeta pas infektimit nga Covid