Prapavija politike e sulmit ndaj RTV Ora e Ora News: Daci paralajmëron publikimin e emrave të përfshirë

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, njëri prej avokatëve të presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi, Jordan Daci dha detaje nga ajo çfarë po ndodh me çëlshtjen e sekuestros preventive ndaj pronave të zotit Ndroqi, mënyrën sip o administrohen pasuritë e tij nga shteti dhe prapavijat e një sulmi politik ndaj tij dhe kryesisht mediave të tij.

Sipas Dacit, në këtë çështje "ka patur një prapavijë politike, sidomos gjatë punimit të materialeve nga ana e policisë. Janë provuar lloj lloj skemash, janë shumë njerëz të përfshirë në këtë histori".

Mendojmë se pavarësisht problemeve që kemi hasur në fazën e parë, fillestare, të vendosjes së sekuestros, e cila ka patur një prapavijë politike, sidomos gjatë punimit të materialeve nga ana e policisë. Janë provuar lloj lloj skemash, janë shumë njerëz të përfshirë në këtë histori. Ne nuk kemi vendosur të bëjmë publike emra apo detaje por do të vijë një moment që ne do të publikojmë edhe emra, edhe çfarë ka ndodhur, edhe si janë thurur të gjitha planet për ta vënë SPAK-un dhe gjykatën para një fakti të kryer", tha ndër të tjera juristi i mirënjohur.

Pezullimi i lejes minerare ndërkohë që leja e punës është aprovuar nga AKBN, çfarë justikimi jepet?

Jordan Daci: “AKBN e ka miratuar por ministria e mban peng. Nuk jepet asnjë justifikim. Janë organet shtetërore, përfshirë edhe ministrinë që janë përgjegjëse për këtë dëm të qëllimshëm që i shkaktohet. Sigurisht edhe administratorët duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe duhet të shkojnë të rrinë te ministria derisa të marrin dokumentet se tek e fundit, kjo pasuri po administrohet sot në emër të shtetit. Normalisht kjo gjë nuk ka ndodhur, të paktën në dijeni tonë, Por ka edhe një mungesë të plotë komunikimi midis administratorëve dhe shoqërisë, se tek e fundit shoqëritë janë akoma në pronësi të zotit Ndroqi. Nuk kërkojmë që të komunikojnë me për mënyrën e punës apo të marrin urdhëra nga ne. Përkundrazi! Ne kërkojmë ose ti ndihmojmë ata në punën që duhet të bëjnë, nëse kemi mundësi, se ne kemi interesin tonë që punët të shkojnë mirë. Nga ana tjetër, përveçse ti ndihmojmë, edhe të na informojnë për problemet që ata hasin jo për mënyrën si punojnë apo të marrin vendime. Ata janë autonomë. Nuk kanë pse të na marrin mendim ne, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka një background, ka një prapavijë të pakuptueshme dhe joligjore për mënyrën si po veprohet, por që kjo për mendimin tim përshtatet me vetë shkaqet dhe sfodin tërësisht politik të kësaj çështjeje që në fillesat e saj”.

Beti Njuma: Keni besim se organet e drejtësisë do të funksionojnë vërtetë në këtë rast?

Jordan Daci: “Unë, sinqerisht, kam besim. Biles mendoj se sistemi i drejtësisë ka sot më shumë se kurrë nevojë për përkrahje të të gjithë individëve, pavarësisht se mund të jenë në mosmarrëveshje me këtë sistem. Sepse sistemi i drejtësisë ndodhet në një sulm të gjithëanshëm dhe çdo qytetar apo subjekt që vazhdon e sulmon nuk bën asgjë përveçse ndihmon ata që duan të ky sistem të mos funksionojë në mënyrën e duhur”.

Beti Njuma: A kanë të drejtë qytetarët ta sulmojnë këtë sistem drejtësise që merret me sekuestrim mediash dhe nuk merret me qindra dosje, për Teatrin, për inceneratorët, për dosje të shumta të sistemit të shëndetësisë?

Jordan Daci: “Kritikat ndaj sistemit të drejtësisë dhe kritikat ndaj çdo sistemi politik ekzekutiv apo ligjvënës, pa diskutim që janë të dobishme dhe të shëndosha në një shoqëri demokratike. Kur them të mos sulmohet, nënkuptoj jo mungesën e kritikës, por kritika të jetë sa më objetive por ehde mirëkuptuese për situatën në të cilën vendi jonë ndodhet. Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se qytetarët duhet të heshtin përballë padrejtësive. Sepse nëse padrejtësia sot nuk evindohet, nesër do të bëhet një tjetër dhe kështu do të kthehet në një fenomen, siç na ka kapluar në shumë elementë. Mendojmë se pavarësisht problemeve që kemi hasur në fazën e parë, fillestare, të vendosjes së sekuestros, e cila ka patur një prapavijë politike, sidomos gjatë punimit të materialeve nga ana e policisë. Janë provuar lloj lloj skemash, janë shumë njerëz të përfshirë në këtë histori. Ne nuk kemi vendosur të bëjmë publike emra apo detaje por do të vijë një moment që ne do të publikojmë edhe emra, edhe çfarë ka ndodhur, edhe si janë thurur të gjitha planet për ta vënë SPAK-un dhe gjykatën para një fakti të kryer. Në fazën e parë nuk bëjnë një hetim të thellë, por ndryshe nga herët e tjera, unë mund tju konfirmoj se ekipi ligjor, përfshirë edhe ekipin financiar dhe gjithë ekipin tjetër që kemi ne në përbërje të skuadrës së mbrojtjes, kanë bërë një ushtrim që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri, në asnjë rast tjetër nuk do të ketë atë lloj trajtimi financiar që ne kemi përgatitur dhe ja kemi dhënë prokurorisë”.

Pak ditë më parë, dy avokatët e Ylli Ndroqit, dorëzuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një analizë të detajuar  financiare bazuar dhe në prova që kundërshtrojnë pretendimet e akuzës.

Besnik Muçi dhe Jordan Daci paraqitën në Prokurorinë e Posaçme kërkesën për revokim te vendimit të sekuestros të pronave të zotit Ndroqi, vendosur nga GJKKO tre muaj më parë.

Sipas tyre, çdo cent I zotit Ndroqi është ligjor ndaj dhe sekuestroja është e paligjshme.