Vinte nga Kili, sekuestrohen 932 kg kokainë në jug të Italisë

Rreth 932 kg kokainë janë gjetur të fshehura në kontenieret e midhjeve të ngrira në jug të Italisë.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike ishte e ndarë në 800 pako dhe u gjet në portin e Gioia Tauro, në Kalabri.

Kontenieri mësohet se vinte nga Kili, ndërkohë që kanë qenë rrezet X të kontrollit që kanë konstatuar sasinë e konsiderueshme të drogës, vlera e të cilës arrinte në 186 milion euro.

Operacioni u krye nga Guardia Di Finanzia në bashkëpunim me policinë e portit, ndërkohë që nuk ka ende të arrestuar.