Zgjedhjet në SHBA/ Skuadra e grave “rrëmben” New Yorkun
Të katër gratë kongresiste të njohura si “Skuadra”, Ilhan Omar nga Minesota, Alexandria Ocasio-Cortez nga New York, Rashida Tlaib nga Michigan dhe Ayanna Pressley nga Massachusetts kanë fituar rizgjedhjet.
Që prej janarit të 2019, ligjvënëset, gra të të gjithave toneve të ngjyrës së lëkurës, kanë elektrizuar të majtën progresive si dhe mediat sociale, duke nxitur irritim te presidenti Donald Trump.
Kështu, Alexandria Ocasio-Cortez fiton zgjedhjet në Distriktin e Kongresit të 14 në New York, kundër kundërshtarit republikan John C. Cumming dhe Michelle Caruso-Cabrea.
Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez është rizgjedhur për një mandat të dytë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.
Ocasio-Cortez arriti të grumbullojë rreth 17 milionë dollarë gjatë fushatës së saj, në krahasim me kundërshtarin Caruso-Cambrera me 3.3 milionë dollarë apo Cummings me 9.6 milion dollarë. Fondet e fushatave u bënë me dije në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
31 vjeçarja ka ndërtuar një “ushtri” mbështetësish besnikë në të gjithë vendin dhe tashmë po bën thirrje për të kandiduar për president. Socialistja e vetëquajtur demokratike shpesh veçohet për sulmet nga republikanët, përfshirë Presidentin Donald Trump për bindjet e saj liberale, apo për propozimin e saj "Green New Deal".
Ocasio-Cortez u pronocua kohët e fundit në kopertinën e numrit të muajit dhjetor të revistës Vanity Fair, ku foli gjatë edhe për qëndrimet e saj.