Çfarë note e keni pasur Matematikën? Meço vë në siklet Bashën: Mos më krahaso më mësuesin e vizatimit
Ai është vënë sërish në akuza nga kryeministri Rama për njohuritë e tij mbi matematikën dhe ekonominë në terësi.
Por kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, na e hoqi kureshtjen të gjithëve sonte në "Tempora" në Rtv Ora me gazetaren Sonila Meço teksa zbuloi se çfarë note e ka pasur Matematikën.
Meço: Çfarë note e keni pasur Matematikën?
Basha: E kuptoj se ku doni të shkoni por po jua them fare qartë.
Meço: E kam siqerisht.
Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësus vizatimi… Sigurisht që me 10. Por mos u merrni me një njeri që nuk i ka mbetur asgjë. Shifrat e vërteta janë mbi 500 të vdekur nga Covidi, mbi 20 mijë të infektuar, janë spitalet që po mbushen. Çdo gjë tjetër bëhet pëër të tërhequr vëmendjen nga fakti që Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.