FOTO/ Pamje nga pasojat e tërmetit në Izmir dhe ngjashmëria me atë të 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri

Teksa numri i viktimave ka arritur në 62, mediat turke publikojnë pamje nga lart të qytetit të Izmirit, dy ditë pas tërmetit tragjik të së premtes.

Nga pamjet duken qartë dëmet e shkaktuara dhe grupet e kërkim-shpëtimit që vijojnë të punojnë mbi rrënoja, ndërsa ka momente që ngjasojnë edhe me atë që përjetuan qytetarët shqiptarë në Durrës dhe Thumanë 26 nëntorin e 2019.

Ja pamjet:

Pamje nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë

Tërmeti i së premtes, ishte i magnitudës 6.6 i shkallës rihter dhe përveç Turqisë dhe Greqisë ku pati më shumë dëme, u ndje edhe në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Mesdhe u dha alarmi edhe për një cunami.