Covid-19 pushton institucionet, infektohen mjekë, infermierë e gjyqtarë. Mbyllen kopshte
Në të gjithë vendin institucionet janë në alarm për shkak të rasteve me koronavirus.Raportoht se në shumë institucione ka të prekur me Covid 19 ndërsa në disa prej tyre është kërkuar nga vetë stafi mbyllja e dyerve të institucioneve.
Koronavirusi ka infektuar personelin shëndetësorë pothuajse në të gjithë vendin, duke krijuar mangësi në stafe.
Në Spitalin e Bulqizës, dyshohet se janë dy mjekë të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa janë karantinuar dhe presin përgjigjen e tamponit.
Pak ditë më parë edhe në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, pati të infektuar nga personeli mjekësor, duke lënë disa reparte pa shërbim.
Por jo vetëm në Spitale, edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës janë konfirmuar të prekur me Covid-19, gjyqtarë, sekretare dhe sanitare, ndërsa vetë punonjësit e kësaj gjykate kanë kërkuar pezullimin e punës.
1 kopësht në Vlorë, dhe një në Orikum janë mbyllur që nga e hëna për shkak se stafet kanë rezultuar me Covid-19.
Në Vlorë janë konfirmuar raste edhe në Bashki, Prefekturë, kopështe dhe në Universitete.
Gjithashtu, edhe në Durrës bëhet me dije se një gjyqtare, një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore janë kofirmuar pozitivë.