“Fshihet” Dritan Leli, pas denoncimit në Ora News, banorët e “1 Majit” që ju prishën shtëpitë ftohen në Bashki
Të hënën banorët e lagjes “1 Maji” në Vlorë, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti për lidhjen e rrugës Transballkanike me portin, denoncuan në Ora News, braktisjen dhe mungesën e informacionit nga bashkia e drejtuar nga Dritan Leli.
"Lë numrin e telefonit këtu, do tu lëmë takim për 2-3 ditë. Ky avaz ka më shumë se 12 ditë."
Pas protestës, drejtuesit vendorë kanë reaguar duke thirrur në takim një përfaqësi të banorëve.
Por si zakonisht, përpara nuk u ka dalë njeriu që votuan më 30 qershor të vitit 2019, por zëvendësi i tij i cili u ka prezantuar ofertën e Bashkisë familjeve që mbeten pa shtëpi.
"Thotë nënkryetari përfiton vetëm bonus qiraje pastaj kur të bëhen ndërtesa sociale."
Në mbështetje të banorëve ishte edhe ish-deputeti Dashamir Tahiri.
"Nëse do të bëjë gjëra të bukura nuk mund të rrijë afër një banor me shtëpi të vjetër. Ku ka investim do të ketë prishje por dhe njerëzit të shpërblehen."
Banorët nga ana tjetër janë mosbesues nga premtimi i Bashkisë Vlorë, dhe ata me dokumente të rregullta kërkojnë kompensim sipas vlerës së tregut e të tjerët stehim të përhershëm
"Kam 17 vjet që vij lart e poshtë nga ALUIZNI në Hipotekë dhe asgjë."
17 shtëpi janë lajmëruar për tu shembur si pjesë e projektit në fazën e parë, ku vetëm pak ditë më parë, banorët pretendojnë se janë lajmëruar për parjashtimin nga procesi i legalizimit, cka u heq të drejtën të kërkojnë dëmshpërblim.