Trump jep intervistën e parë, i sigurt për fitoren: Po shkojmë shumë mirë
Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ka dhënë intervistën e tij të parë në emisionin Fox & Friends në televizionin Fox News.
I lodhur nga fushata e fuqishme, Trump u shpreh i sigurt se shanset e tij për të fituar janë të mëdha duke deklaruar se do të marrë 306 ose edhe më shumë vota elektorale.
“Ndihemi shumë mirë. Mendoj se do të korrim fitore”- tha Trump gjatë intervistës së tij telefonike.
Kandidati republikan tha se priste që të fitonte të gjitha shtetet e ashtuquajtura që do të vendosnin fituesin e zgjedhjeve përfshirë Floridan, Arizonën, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë.
“Jemi duke ecur mirë kudo”
Gjithashtu ai u ankua se Fox News nuk e kishte mbështetur atë në këto zgjedhje ashtu si bëri në 2016.
Lexoni më shumë: Vizioni i Presidentit Donald Trump për Amerikën: Luftë ndaj “llumit” të politikës dhe korrupsionit