Tërmeti tragjik në Izmir/ Shkon në 111 numri i viktimave, regjistrohen mbi 1000 të plagosur

Shifra tragjike vijnë nga Izmiri i Turqisë ku vijojnë kërkimet nën rënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 6.6 ballë.

Numri i viktimave ka shkuar në 111 dhe 1035 njerëz janë plagosur gjatë tërmetit shkatërrues.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se 138 persona ende po trajtohen në spitale ndërsa 898 janë trajtuar dhe më pas janë lëshuar në shtëpi.

Nga AFAD bëjnë të ditur se pas tërmetit 6,6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1.562 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.

Si pasojë e tërmetit u lënduan 1.036 persona, ndërsa ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 4 ndërtesa.