Sulmi terrorist, luftë me armë në qendër të Vjenës, momenti kur vritet polici

Ky është momenti kur një nga efektivët e policisë austriake qëllohet me armë gjatë operacionit për ndjekjen e personit të armatosur që hapi zjarr në afërsi të një sinagoge në Vjenë.

Dyshohet se sulmi ishte i orkestruar. Në të morën pjesë disa persona dhe hapën zjarr në disa zona.

Një prej tyre dyshohet se hodhi vetën në erë.

Raportohet se një prej sulmuesve është vrarë nga policia.

Të shtënat filluan në orën 20:00 të mbrëmjes.

Paraprakisht flitet për 7 viktima, mes tyre polici që shikoni në video. Raportohet edhe për disa të plagosur.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë dhe sulm kamikaz afër një sinagoge në Vjenë, 7 të vdekur dhe të plagosur, flitet edhe për pengje