Mrekullia në Turqi, momenti i shpëtimit të vogëlushes pasi qëndroi 4 ditë nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 14:41
Vogëlushja katër vjeçare Ayta Gezgin pas 91 orësh është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një pallati në Izmir.
Ajo menjëhere pas shpëtimit u dërgua në spital mes duartrokitjeve.
Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet një postimi në Twitter ka ndarë me ndjekësit një mesazh për vogëlushen.
Përkrah fotos së Ayta-s ai shkruan: "Emri i mrekullisë është Ayda...Falënderimet i takojnë Allahut i cili na dha shpresa të reja bashkë me sytë e t'u që buzëqeshin pas 91 orëve. Të kaluara bijë bukuroshe...".
Fotot nga momenti i shpëtimit të 4 vjeçares po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet dhe të gjithë janë duke falenderuar zotin për këtë mrekulli.