Zula: Marrëveshja Kosovë Izrael u përdor për fushatë si një marrëveshje mes Izraelit e një vendi mysliman
I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, Julian Zula ekspert fushatash u shpreh njohuri e administratës së Trump janë të kufizuara lidhur me rajonin tonë.
Zula shtoi se është krejt e qartë që ishte çështja që të bëhej marrëveshja Kosovë Izrael si një marrëveshje Izrael dhe një vendi mysliman çka u përdor edhe për fushatë.
Zula: Njohuri e administratës së Trump janë të kufizuara lidhur me rajonin tonë. Në këto momente Serbia është më afër Shtëpisë së Bardhë se sa ka qenë ndonjëherë. Serbia është filo rus ndërsa Kosova është filo amerikan.
Ajo që dua të them është se nuk dua t'i jap shumë kredite sikurse Shtëpia e bardhë është filo serbe. Marrëveshja ishte një plan para fushate i mirëmenduar që Kosova të shihet si një vend mysliman dhe fiks pas marrëveshjes u bë njohja e Izraelit duke thënë se Kosova është vend mysliman.
Është krejt e qartë që ishte çështja që të bëhej marrëveshja Kosovë Izrael si një marrëveshje Izrael dhe një vendi mysliman çka u përdor edhe për fushatë.
