Bashkia e Romës ndriçohet me fotografinë e Gigi Proietti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 22:41
Bashkia e Romës ndriçohet me fotografinë e aktorit roman Gigi Proietti i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në ditën e lindjes së tij pas një ataku në zemër.
Data 5 nëntor është shpallur Ditë Zie kombëtare për qytetin e Romës.
Kryebashkiakja e Romës Virginia Raggi ka hedhur idenë e një kortezhi mortor në rrugët e qytetit në vendet më simbolike të jetës së aktorit roman.