Sulm terrorist pranë një sinagoge në Vjenë, Të vdekur dhe të plagosur. Njëri hodhi veten në erë


Ora 23: 30 - Sipas informacioneve të gazetës austriake "Krone" një oficer policia humbi jetën për shkak të plagëve ndërsa një sulmues hodhi veten në erë. Flitet se ka ende autorë të sulmit të lirë dhe policia i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes. Raportimet e para flasin për disa të vdekur dhe të plagosur. Autorët kanë qëlluar me armë të gjata. Mes viktimave është dhe një kalimtar.

ORA 22:46- Alarm terrori në Vjenë, gjashtë skena krimi

Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, një prej autorëve të sulmit është arrestuar. Ka pasur 6 skena krimi ku është hapur zjarr.  Dyshohet se ka pasur të shtëna edhe në metro.  Ajo çfarë raporton zyrtarisht policia është vrasja e një polici dhe një prej autorëve të sulmit. Flet edhe për disa të plagosur, përfshirë një oficer policie.  

Në qendër të Vienës është improvizuar një qendër urgjence ku po marrin ndihmë të plagosurit. Nga spitalet u raportua për tre të plagosur që kanë kërkuar ndihmë. Dëshmitarët okularë raportuan për "të paktën 50 të shtëna". Ndërkohë qarkulloi një video me një person të plagosur para një lokali.

Ora 22:20 -Nehammer: “Rri në shtëpi!”
Ministria e Brendshme thotë se sulmi terrorist është në vazhdim. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer theksoi në një deklaratë se pas sulmit qëndrojnë disa persona.

 Thirrja e tij për popullatën: “Ata që janë në shtëpi duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që janë në një pub duhet të qëndrojnë atje, ata që janë në një kopsht duhet të shkojnë në pub. Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit".

Ministri nuk donte të konfirmonte mbajtjen e pengjeve. Kryqi i Kuq dërgoi dhjetë ambulanca dhe pesë automjete të urgjencës mjekësore në vendngjarje.

Ora 22:08 Disa persona thuhet se po mbahen peng në restorantin Akakiko në Mariahilfer Strauss pas të shtënave me armë.

Policia e Vjenës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht natyrën e incidentit, por kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por që nuk ishte e qartë nëse objekti i kultit ishte sulmuar.

Sinagoga ishte e mbyllur kur ndodhi incidenti , shkroi Deutsch në Twitter. Një restorant ngjitur  u mbyll gjithashtu. 

7 të vdekur dhe shumë të plagosur

Të paktën shtatë persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë të plagosur në një sulm të dyshuar me armë dhe në një sulm kamikaz pranë një sinagogë në Vjenë.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar për kapjen e personit të  armatosur, sipas raporteve lokale, ndërsa një bashkëpunëtor i tij mendohet të ketë "hedhur në erë veten".

“Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ” tha policia.

Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u regjistruan pak pas orës 8 të mbrëmjes.

Operacioni policor po zhvillohet në qendër të Vjenës, afër lumit Danub.

Policia e Vjenës gjithashtu shkroi në Twitter se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar.

Informacioni nga mediat ndërkombëtare thotë se të paktën një polic u plagos dhe jeta e tij është në rrezik.

https://streamable.com/ssqcn5

Ka raportime për vdekje, por asgjë nuk është konfirmuar . Ka gjithashtu raporte të pakonfirmuara të të shtënave në pjesë të tjera të qytetit. 

Gazeta Falter, duke cituar Ministrinë e Brendshme, foli për një burrë të vdekur.

Komuniteti fetar izraelit në Austri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre, sipas Kronen Zeitung.

Një video e postuar në Twitter dhe e raportuar nga gazeta tregon policinë në veprim dhe dëgjohen edhe të shtëna.

Një autor i dyshuar i krimit, që besohet të jetë i armatosur, është ende i lirë, sipas mediave lokale.