VIDEO/ E mbijetuara publikon pamjet pak para se vullkani të vriste 21 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 17:01
Publikohen pamje të patransmetuara më parë, të cilat tregojnë momentet e fundit të turistëve para se vullkani të shpërthente dhe ti merrte jetën 21 prej tyre.
Bëhet fjalë për ngjarjen tragjike të 9 dhjetorit 2019 në Whakatane në Zelandën e Re ose siç njihet ndryshe “Ishulli I Bardhë”.
Pamjet janë marrë nga celulari I njërës prej të mbijetuarave, Stephanie Browitt, 24-vjeçare sot, e cila në këtë ngjarje humbi babain dhe motrën Krystal, raporton Ora News.
Ishulli i Bardhë është rreth 50 km nga bregdeti lindor i ishullit të Veriut dhe flakët e reja e hirtë e vullkanit, ishin të dukshme nga qindra km larg.
Shpërthimi i fundit i madh datonte në vitin 2016.