Si te "Game of Thrones", "Mbreti i Sallamit" torturohet dhe vritet me hark në sauna, partnerja e tij u arratis nga dritarja
Një krim i ngjashëm me skenat e serialit të famshëm Game of Thrones ka tronditur Rusinë në orët e fundit. Ata që kanë serialin e njohur me siguri e mbajnë mend skenën që Tyrion Lannister vret me hark babanë e tij Tywin Lannister. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur në Moskë ku persona të panjohur dhe me maska sulmuan mëngjesin e sotëm vilën e një manjati rus 54-vjeçar , i njohur si "mbreti i sallamit".
Një oligark rus, i njohur me nofkën "Mbreti i Sallamit", është vrarë mëngjesin e sotëm me një hark, thonë hetuesit.
Vladimir Marugov dhe partnerja e Sabina Gaziyeva e 36 vjeçe ishin në një kabinë saune në natyrë kur ata u sulmuan n ga dy persona të maskuar.

Gruaja arriti të shpëtonte përmes dritares dhe të thërriste policinë nga shtëpia e një fqinji.
Por kur erdhën detektivët e gjetën trupin e z. Marugov, i cili zotëronte disa nga fabrikat më të mëdha ruse për përpunimin e mishit, në saunë me një hark pranë tij.
Dyshohet se ai ishte torturuar përret një orë përpara se të vritej.
Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar për vrasjen, por emrat nuk bëhen të ditur.
Sulmi ndodhi në vilën e z. Marugov, rreth 40 km jashtë kryeqytetit, njoftoi Komiteti Hetimor i Rusisë (i ngjashëm me FBI në SHBA).
Sulmuesit kërkuan informacione dhe transferim parash nga Marugov, para se ta vrisnin e më pas të arratiseshin me një makinë, tha Komiteti Hetimor.
Makina me të cilën u larguan autorët e vrasjes u gjet më vonë në periferi të qytetit të Istra, jashtë Moskës.

Marugov ishte përfshirë në një mosmarrëveshje pronësore të profilit të lartë me ish-gruan e tij, poeten Tatyana Marugova gjatë vitit të kaluar.

Kishte zëra për vështirësi financiare dhe borxhe.
Djali i ish çiftit, Aleksandri, 25 vjeç, humbi jetën në një aksident me motor vitin e kaluar.
