“Armiku i myslimanëve”, mijëra protestojnë kundër shfaqjes së karikaturave të Muhamedit
Në botën islame vazhdojnë protestat kundër shfaqjes së karikaturave të profetit Muhamed. Turma besimtarësh radikalë u mblodhën në para ambasadës franceze në Xhakartë të Indonezisë si dhe në Daka të Bangladeshit.
Mbi 400 vetë u mblodhën të hënën para ambasadës franceze në Xhakartë të Indonezisë për të denoncuar mënyrën se si Franca trajtoi çështjen e shfaqjes së karikaturave të profetit Muhamed, konsideruar një veprim fyes nga radikalët islamikët. Protestuesit valëvitën pankarta ku shkruhej, presidenti Emmanuel Macron "një armik i myslimanëve."
"Ne dënojnë fyerjet ndaj profetit Muhamed," shkruhet në një tjetër pankartë, duke iu referuar karikaturave të Muhamedit të ripublikuara nga revista satirike Charlie Hebdo në fillim të shtatorit.
Por pas një sërë sulmesh të radikalëve islamikë në Francë që prej vitit 2015 që kanë lënë mbi 250 viktima, presidenti Macron ka parashtruar së fundi një plan për të luftuar aktivizmin islamik radikal.
Por përqendrimi i tij tek islami konsiderohet nga disa myslimanë si radikal, ndërsa të tjetër u ndjenë të fyer për komentit e Macronit për këtë çështje.
Presidenti indonezian Joko Widodo i dënoi veprimet terroriste në emër të islamit, si prerjen e kokës të mësuesit Samuel Paty, ashtu edhe sulmin terrorist në Nice. Por ai gjithashtu kritikoi komentet e Macronit dhe të zyrtarëve të tjerë francezë të mbrojtjes.
"Komentet ishin fyese, por tani myslimanët në mbarë botën duhet të bashkohen për t’i bërë ballë pandemisë së Covid-19," tha Joko në një konferencë për shtyp.
Macroni shkaktoi zemërim në mbarë botën islame muajin e kaluar kur tha se Franca nuk do të heqë dorë kurrë nga ligjet e saj që lejojnë karikaturat blasfemuese.