EMRAT/ Të dënuar për vrasje, OFL u dërgon formularin tre vlonjatëve

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sërish në qytetin e Vlorës, aty ku i ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre ish të dënuarve për vrasje.

Sipas OFL, këto subjekte kanë 48 orë kohë për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, ndërsa ato do ti dërgohen më pas SPAK-ut.

Viron Ramohitoj, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Altin Skëndaj, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; Gëzim Memeti, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”, të tre nga Vlora duhet të japin llogari përpara OFL-së.

Njoftimi:

V. R., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

G. M., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.