Vota e shqiptarëve jashtë vendit, KQZ ngre grupin e punës. Ja anëtarët

Kryetari I KQZ, Ilirjan Celibashi njofton ngritjen e një grupi pune, I cili do të punojë për mundësinë e votimit edhe nga jashtë vendit më 25 prill 2021.

Grupi i punës do të përbëhet nga: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.

Grupi I punës do të ketë për qëllim vlerësimin e mundësisë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mund të votojnë në zghjet e ardhshme parlamentare.

Dy janë mundësitë që do të trajtohen, mënyra manuale e votimit ose ajo elektronike.