Tentuan të arratiseshin me një anije mallrash, kapen sirianët në Portin e Shëngjinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 13:45
Katër emigrant sirianë janë kapur në flagrancë nga policia në Portin e Shëngjinit.
Sipas informacioneve, sirianët kishin tentuar të ngjiteshin në një anije mallrash që po shkarkohej në port, ku edhe kishin hyrë gjatë natës. Ata janë pikasur nga rojet e sigurisë së portit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Ende nuk dihet se si kanë mbërritur aty katër sirianët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.