Vrasja e Azem Hajdarit/ Nga Ylli Rakipi te Berisha e Zenel Neza, ja personazhet që kërkohen në gjyqin e Izet Haxhisë

22 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia, në atë kohë truprojë i ish- presidentit Sali Berisha, kërkon të sjellë në gjyq plot 18 dëshmitarë.

Ora News siguron kërkesën e avokatit Idajet Beqiri, i cili ka rreshtuar emrat e 18 personave, që sipas tij duhet të paraqiten për të dëshmuar para togave të zeza.

Mes emrave që kërkon para gjyqit i akuzuari Haxhia ka edhe personazhe të njohur të jetës publike në vend.

Gjykata e Tiranës do të vendosë në 9 tetor nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë apo dhe të mbrojtjes për të thirrur në gjyqin ndaj Izet Haxhisë,  të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish-liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Si nga ana e prokurorisë dhe nga ana e mbrojtjes, thirrja e Berishës në seancë, kishte lidhje me bisedën që ai ka bërë menjëherë pas vrasjes së Hajdarit me truprojën e tij Zenel Neza, i cili mbeti i plagosur.

Prokurori, Dritan Nushi, sqaroi në seancë se Berisha ka qenë personi i parë që e ka pyetur Nezën në ambientet e Spitalit të Traumës, dhe kjo vërtohet nga pamjet filmike te dala në vitin 2011 pra disa vite me vonë pasi ceshtja ishte gjykuar.

Madje prokurori tha se biseda është incizuar më një  aparat diktofon  dhe i pranishëm ka qenë edhe gazetari Ylli Rakipi si dhe ish-deputeti Vili Minarolli, por sipas tij kjo provë nuk i është vënë në dispozicion asnjëhere  prokurorisë.

Duke e konsideruar këtë dëshmi si provë të re  prokurori ka paraqitur dhe nje material me USB ku shihen pamjet filmike te regjistruara në ambientet e spitalit.

Gjithashtu përfaqësuesi i akuzës këmbënguli edhe në thirrjen e ish- truprojës së Berishës, Zenel Nezës, i cili sipas tij nuk ështe pyetur asnjëherë nga prokurorët shqiptarë, ndërsa një dëshmi që e ka dhënë në Belgjike nuk është marrë sipas ligjit. 

Berisha takon trurojen e Azem Hajdarit pak minuta pas atentatit te 12 shtatorit 1998 ne spitalin e traumes


Ndaj Izet Haxhisë ka një dënim në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998.

Më 9 korrik 2002, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 351 e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ndërsa ky i fundit u ekstradua nga Turqia në qershor 2018.

Ne foto: Izet Haxhia ne gjykate

Ish-deputeti i PD dhe lideri i “Dhjetori ‘90” Azem Hajdari u vra pranë ish selisë së PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Për vrasjen e tij është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm Jaho Salihi Mulosmani, ndërsa i akuzuari tjetër Fatmir Haklaj u ekzekutua në një pritë pranë banesës së Mulosmanit nëntorin e 1999-ës. /A.R, OraNews

Vendi Lajme Kronike gjyqi Aktualitet vrasja e azem hajdarit izet haxhia deshmitare

EMISIONET