"Po marrin ilaçe me kredi", Basha: Paratë mjaftonin po të mos vidhej edhe në kohë pandemie

Lideri i Opozitës Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar takime me të rinjtë dhe studentët.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës me pandeminë, ndërsa shtoi se, qytetarët po marrin kredi për të blerë ilaçet.

Lulzim Basha: Qeveria i ka të gjitha mundësitë të blejë pajisje mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe t’i vërë të gjithë në betejë në luftën kundër COVID-19. Sot kanë marrë kredi për të blerë ilaçe kundër pandemisë. Të marrësh kredi për të paguar antibiotikët nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Sot nuk është momenti për të bërë fushatë elektorale me mjerimin dhe pandeminë.

Sot jo spitalet publike, por edhe shumica dërrmuese e klinikave privatë janë në kolaps.

Ju la të paguani shpenzimet dhe tre ditë para ju tha do ta anulojmë, është e patolerueshme.

Në planin tonë do të stimulojmë rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët. Rritje reale do të thotë të kapim nivelin e Kosovës. Po ti jepet fund vjedhjes që po bëhet edhe në kohën e pandemisë, paratë dalin dhe teprojnë për të marrë këto masa. Dalin edhe për të ndihmuar shëndetësinë. E keqja do të largohet me 25 prill dhe ne do t’i kthejmë njerëzve optimizmin për nesër”.