Shtyhet seanca për grupin Avdylaj, avokati rezulton pozitiv

Seanca e sotme për grupin Avdylaj është shtyrë.

Shkak për këtë është bërë avokati i çështjes për dosjen 339, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Seanca e radhës është caktuar më 16 nëntor, pra 14 ditë deri në përfundim të karantinimit.

Të pandehurit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.