Edukatoret me Covid, mbyllen 2 kopshte në Vlorë e Orikum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 11:45
Janë mbyllur dy kopshte në Vlorë, përkatësisht kopshti i Orikumit dhe kopshti nr.10 në qytetin e Vlorës.
Shkak për këtë është bërë Covid 19, që ka prekur një edukatore në kopshtin nr. 10 në Vlorë, ndërsa në kopshtin e Orikumit ka prekur katër nga pesë edukatoret e këtij institucioni.
Ndërsa pjesa tjetër e stafit të kopshtit janë në pritje të përgjigjeve të testeve.