Dita e 19 e grevës/ Naftëtaret thirrje Ramës: Nuk tërhiqemi! Parlamenti të zhvillojë seancë patrlamentare për ne
Qëndrimi i gjatë pa ushqim u ka shkaktuar probleme të rënda shëndetësore, por thonë se nuk do të tërhiqen. Janë gratë naftëtare që prej 19 ditësh qëndrojnë të ngujuara në grevë urie dhe kërkojnë marrjen pagave të prapambetura.
“Tërë natën kam qenë sëmurë mbrëmë nga mesi. Na u hap mesi këtu, 19 ditë”, tregon njëra prej grevisteve.
Të hënën kërkesën e parë nuk ia drejtuankryeministrit, por Kuvendin të Shqipërisë.
“I kërkoj Parlamentit shqiptar me shpirt të marri përsipër sot një seancë për nënat naftëtare, për mallakastriotët, për gjysmën e Fierit që punon këtu dhe ti japi një zgjidhje.”
Sa u përket reagimeve të kreut të qeversisë shprehen se nuk japin ultimatume, por shtojnë se se ka qenë vetë kryeministri që ka prezantuar kompanitë private aty.
“Po i kërkojmë atë që ne kemi punuar dhe kryeministri të mos thotë që nuk e di se ku janë ato para, sepse ka të bëjë privati me punëtorët. Jo! Ato janë para që kanë kaluar në duart e pushtetarëve që kanë pasur pushtetin gjatë kësaj kohe, sepse vetë kryeministri i ka marrë këto firma dhe i ka sjellë përdore një nga një”, shton një tjetër naftëtare.
Për rreth dy muaj naftëtarët e ballshit u ngritën në protesta, por pas mungesës së reagimit për marrjen e pagave, filluan grevës së urisë.