Vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”, Balla: Raste të tilla edhe në vend të tjera, opozita të mos e përdorë pandeminë për llumin politik

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla është pyetur për vetëvrasjet e ndodhur nga spitalin “Shefqet Ndroqi” i përdorur për pacientët e infektuar me Covid-19.

Balla ka thënë që ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera, përgjigje që ka shkaktuar të qeshura në radhët e gazetarëve, ndërkohë që i ka bërë thirrje opozitës mos ta përdorin situatën pandemike për politikë.

Basha: Mos merrni përsipër të mbuloni lajmë kudo në Europë. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera dhe është një keqardhje e madhe dhe ngushëllime më të sinqerta familjeve. Përgjigjet dhe arsyetimet që kanë ardhur nga qendra spitalore Covid2 për rastin e fundit, është përgjigja më e thjeshtë që mund të jepet. Më vjen keq nga katër politikanët e së keqes që sot janë bashkë në sytë e shqiptarëve, nga Berisha te Meta dhe nga Luli te Monika, të cilët mundohet të përdorin fatkeqsinë për llumin e tyre politik.