"Opozita nuk kthehet më në qeveri", replikat Rama-Basha: Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve

Vijojnë replikat Rama-Basha.

Ora 11:46/ Basha: Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!

Kryeministri Rama në një reagim tjetër pak minuta më parë ka thënë se plehrat nuk kthehen më në Tiranë ashtu sikurse opozita nuk do të kthehet më në qeveri.

Ora 11:08/ Rama: Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!

Nuk ka vonuar as replika e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka thënë se gjendja po përkeqësohet dhe së Rama e ka mendjen te sulmet politike.

Ora 10:44/ Basha: Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit,

Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me akuzat për menaxhimin e situatës pandemike.

Rama ka thënë se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, ndërkohë që ka futur “në valle” edhe Kryemadhin. Ai ka shtuar se Basha nuk ndalon dot Kryemadhin në përhapjen e pandemisë.

Ora 10:05/ Rama: Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë”, shkruan Rama.

LEXO EDHE: Covid-19/ Basha: Kapacitetet shëndetësore në kolaps! Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë