"2BOTË"/ Reinaldo rrëfen dhunën në familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 22:52
"Këndi i së vërtetës" është një rubrikë që do t'ju shoqërojë çdo javë në 2BOTË, për të sjellë ato aspekte të panjohura të karakterit të konkurentëve, larg kamerave e shkëlqimit të studios.
Në këtë intervistë personale me autorin dhe producentin Pietro Zaniboni, konkurenti Reinaldo Gaçi foli mbi veten, pasionet, ëndrrat por edhe çastet më të errëta në jetën e tij.
Nën trysninë e lotëve dhe emocioneve, Reinaldo rrëfeu se ka pësuar episode dhune në familje, duke e cilësuar si periudhën më të vështirë në jetën e tij.
Ai ka dhe një mesazh për personat që janë në shtypjen e dhunës:
"Mos qëndroni në dhunë, ikni dhe mos t'ju përulet koka përballë askujt, dhe pse jeni i dhunuar".
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në lidhjen më poshtë: