"2BOTË"/ Andrea godet sërish, por triumfon Emanueli

Duket se konkurentit Andrea Kaci të 2BOTË i pëlqen shumë të thyejë rekordet e audiencës, dhe si do të thoni ju, përmes sfidave muzikore.

Suksesin e performancës së "Ajo " të reperit Majk, ai kërkon ta ripërsërisë me çdo kusht, por duket se e ka patur të vështirë kësaj radhe.

Në betejën muzikore të organizuar nga duo e dixhejve "Cryjaxx", vëmendjen e publikut dhe të të pranishmëve e mori të plotë Emanueli, me performancën e tij, që u shndërrua në një miks mes këndimit, kërcimit dhe gjimnastikës.

Është e qartë se gara për kreun sa vjen dhe bëhet më e ashpër, po ashtu edhe niveli artistik i konkurentëve.

Për të parë se çfarë ndodhi vërtetë në studio, klikoni lidhjen më poshtë: