Tritol në banesë, 69-vjeçari nga Vlora për Ora News: Kujtova se ishte tërmet

Tahsim Banushaj, 69-vjeçari nga Vlora në banesën e të cilit mëngjesin e sotëm shpërtheu një sasi tritoli ka rrëfyer në një intervistë për Ora News se, është një njeri që nuk ka konflikt me askënd.

Sipas 69-vjeçarit, ai ka punuar për shumë vite si kasap, ndërsa shpërthimin e tritolit e ka pandehur për tërmet.

Ai deklaron se është njëri pa probleme dhe gjatë gjithë jetës ka parë punën e tij.

Ai rrëfen se për shumië vite ka punuar si kasap në tregun e madh të qytetit, ndërsa shpërthimin e orës 03:16 e ka dëgjuar por ka kujtuar se është tërmet. Më pas ka dalë dhe ka vënë re që në portën e banesës kishte patur një shpërthim.

Ai nuk dyshon tek asnjë person, ndërsa shton se fëmijët i jetojnë jashtë vendit por janë pa probleme.

Sipas tij, zona ka kamera sigurie dhe nuk ka frikë pasi nuk ka asnjë konflikt me askënd.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“.