Zhbllokoni RTV Ora e Ora News! Muçi: Të ardhurat e fituara janë të dokumentuara, e gjithë pasuria e ligjshme

I ftuar në studion e Ora News, përfaqësuesi ligjor i RTV Ora dhe Ora News, Besnik Muçi, apelon për zhbllokim të të gjitha pronave që janë nën sekuestron e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Çdo e ardhur dhe pronë, sipas Muçit, është e deklaruar dhe dokumentuar.  Ndërsa i rikujton publikut edhe qëllimin real të Ligjit Antimafia, që në thelb ka një tjetër objektiv, jo sulmin ndaj atyre që punojnë prej 20 vitesh me të gjitha të ardhurat e deklaruara, si në rastin e presidentit të RTV Ora e Ora News.

 

Muçi: Kjo nuk është sekuestro preventive, por sekuestro e “Ligjit Antimafia”. Qëllimi i këtij ligji është goditja e krimit të organizuar. Në rastin e z. Ndroqi, gjithë shqiptarët kanë dijeni që prej pothuajse 20 vjetësh z. Ndroqi ushtron aktivitet të ligjshëm në Shqipëri.

 

Aktivitet që është në sy, në faqe dhe në dijeni të të gjithë institucioneve të shtetit tonë. Pra ndodhur në këto kushte, marrja e një mase të tillë, plus që Ndroqi është pronar i këtij televizioni, një televizion, studiot e të cilit nuk i kam parë në asnjë vend në Shqipëri.

Zhbllokoni RTV Ora e Ora News! Muçi: Të ardhurat e fituara janë

Ky person që ka këtë aktivitet të ligjshëm, të kontrolluar, nga të gjitha agjencitë, qoftë ligjzbatuese, qoftë finaciare, i nështrohet ligjit antimafia pas pothuajse 20 vjetësh aktivitet të ligjshëm në Shqipëri.

Edhe neve si avokatë na vë në vështirësi, për të kuptuar nëse ky person është apo jo subjekt i Ligjit Antimafia, por nga ana tjetër edhe na favorizon, për shkak se një pronar që ka aktivitet të ligjshëm, prej 20 vjetësh, është shumë më e lëhtë të provosh burimine  ligjshëm të pasurisë.

 

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online, E.T