Vasili i kujton Ramës grevën e 2010 në çadër: Çfarë i paturpi, presionon naftëtarët

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar disa foto të kryeministrit Edi Rama në vitin 2010, atëherë kur ishte opozitar dhe zhvillonte grevë në bulevard.

Vasili ka shkruar Rama u ka bërë presion naftëtarëve të Ballshit sot për grevën, ndërkohë që disa vite më parë ai vetë protestonte njëlloj në një çadër të ngritur.

“Çfarë i paturpi!!

KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben presion !?

Rrangalla ky sharlatan ne vitin 2010 me çadra bente greve urie dhe presion mu ne mes te bulevardit per dite te tera dhe e quante te ligjshme te gjithen kete.

Kur rrangalla ben vete greve urie eshte cdo gje legjitime, ndersa naftetareve, qe ju eshte vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhene te drejte ky u ben presion paturpesisht”, shkruan Vasili.

Sakaq ditën e sotme, Rama iu bëri të qartë naftëtarëve që nuk do të ketë bisedime me ta nëse nuk ndërpresin grevën.