Kosovë/ 2,192 raste aktive me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 08:31
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 17.943 dhe 663 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë nëpërmjet një postimi në Facebook ka apeluar që të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes.
Zemanaj ka thënë se mësimi në shkolla dueht të vazhdojë dhe bizneset duhet të vijojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa ata që shkelin masat anti Covid do të përballen me ligjin.