Covid-19 në Greqi/ 790 raste të reja dhe 10 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2020, 20:06
Greqia regjistron 790 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, edhe 10 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
Aktualisht, në terapi intensive ndodhen 84 pacientë, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në:
227 në Atikë, 181 në Selanik, 49 në Serres, 36 në Janinë dhe 32 në Larisa.
Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 30,782 të infektuar dhe 574 viktima.
/a.r, OraNews