Durrës: I merr para sherri në lokal, vëllezërit rrahin kushëririn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2020, 09:06
Dy kushërinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në ambientet një lokali. Në sherr janë përfshirë dhe dy vëllezër. Ngjarja është shënuar në Sukth.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës" informon policia.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.
(Foto:Ilustruese)