Grekët s'harrojnë Kacifas, Ceremoni në Këlcyrë e Bularat për festën kombëtare të Greqisë

Në Festën Kombëtare të Greqisë familjarët dhe përfaqësues të qeverisë helene kujtuan edhe ekstremistin e vrarë në Bularat Kostandinos Kacifas. Zv.ministri i jashtëm grek vendosi lule në varrin e tij, por ruajti gjuhën diplomatike ndaj Shqipërisë, ndërsa kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule kërkoi zbardhjen e vrasjes.

Dy vite më parë, kur grekë e shqiptarë ishin bërë bashkë në Bularat për të kremtuar Festën Kombëtare të Greqisë, e njohur si dita e “JO”-së, ekstreministri Konstandinos Kacifas i vesh ushtar i të ashquajturit Vorio Epir, e sulmoi me armë policinë shqiptare deri sa mbeti i vrarë.

Tensionet e asaj dite janë qetësuar, por familjarët, duket se edhe përfaqësuesit e qeverise helene, nuk ngurojnë që herë pas here ta rikthejnë në qendër të vëmendjes të ashtuquajturin "Hero".

Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Kostas Vlasis, vendosi lule në varrin e ekstremistit, në krah të prindërve që në vazhdimësi hedhin akuza ndaj shtetit shqiptar.

Ndërsa thirrjen për zbardhjen e plotë të vrasjes së Kacifas këtë vit e përsëriti edhe kreu i PBDJ-, Vangjel Dule.

"Sa më parë të përmbyllen procedurat dhe të jepet përgjigje e vërtetë e ngjarjes së 28 tetorit të dy viteve më parë" u shpreh Dule.

Në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të ushtarëve të rënë në Shqipëri përgjatë luftës italo-greke, përfaqësuesi i Athinës veshi kostumin e diplomatit.

Falenderoi qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në çështjen e njohur të varrezave greke, ndërsa mesazhet shkuan për Turqinë, duke e konsideruar faktor destabiliteti në rajon.

“Dërgojmë sot pra mesazhin, në çdo drejtim: Grekët nuk përulen dhe nuk tërhiqen. Përkundrazi mbrojnë deri në fund sovranitetin dhe të drejtat sovrane të vendit."

Gjatë ceremonisë vajza që mbante flamurin shqiptar pësoi gjendje të fikëti.

Disa qytetarë grekë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë.

Më herët, një ceremoni e ngjashme u mbajt edhe në Varrezat e Këlcyrës, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të qeverisë e pushtetit vendor.

Ora News ju sjell më poshtë pamje nga përgatitjet për ceremonitë në fjalë...

https://youtu.be/zXuIFso0WwY
https://youtu.be/brN546N5ZY0