Shtetasi francez tregon pse e braktisi jahtin në Shëngjin, dyshimet

Është identifikuar pronari i një Jahti që u gjet pak ditë më parë i braktisur në det në afërsi të Patokut në Kurbin.

Identifikimi i francezit është bërë falë një dokumenti që është gjetur në mjet, përmes Interpol.

Shtetasi francez Baron Nicolas, është pronari i jahtit ndërsa në dëshminë e tij dhënë para policisë duke pranuar se ai është pronar i mjetit, është shprehur se në Patok kishte ndaluar për të takuar disa miq, por pas problemeve me karburantin është detyruar që të lë mjetin lundrues në det.

Pavarësisht dëshmisë së francezit, hetuesit nuk janë bindur për vërtetësinë e deklaratave të Nicolas, dhe mjeti ka mbetur nën sekuestro.

Në fillim kishin nisur hetimet pasi dyshohej se Jahti do përdorej për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa tani kjo pistë duket se është zbehur, edhe për shkak të fuqisë motorike të vogël që ka veliera Tai-Pan.

Ndaj shtetasi francez do të hetohet në gjëndje të lirë.