Rama ka folur me Varhelyi dhe ia ka thënë troç: Parlamenti nuk pret asnjë sekond
Kryeministri Edi Rama kokëfortë nuk heq dorë nga votimi i kodit Zgjedhor. Nuk kemi kohë për të humbur. Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë” deklaroi kryeministri Edi Rama sot i pyetur në lidhje me mesazhin e dytë që komisioneri për zgjerimin e BE-së përsëriti sot.
"Unë e kam sqaruar në një bisedë miqësore me komisionerin Varhelyi dhe pa dorashka. Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë. Ne kemi zgjedhje më 25 Prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në një spirale aventure ku na fton Ilir Meta i cili ka qëllim të sabotojë me pozicionin e tij esktremist në këtë proces.
Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur që të sjellë kur të pjekë opinionin e vet. Ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe natyrisht, duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për t'u adresuar çdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit.
Nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk mund të hyjmë në asnjë aventurë, e përsëris sepse strukturat e reja të administrimit zgjedhor kanë nisur punën dhe kanë nevojë që të kenë të shkruar të zezën mbi të bardhë, ligjin zgjedhor dhe impementimi i Kodit Zgjedhor kërkon kohën e vet. Mos të harrojmë që është marrë një angazhim për identifikimin biometrik. Koha është faktikisht, jashtëzakonisht e ngushtë, për të mos thënë e pamundur.
Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës, Ilir Metën me të gjithë këtë përpjekje, që është tanimë një përpjeke botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe e një lideri absolut të një partie të degraduar"