"Eva kthehu! Nëna ka 7 vjet që të pret" thirrja e dajës për vajzën që nuk pranoi të largohet nga kampi Al Hawl

Eva Dumani është vajza e cila nuk ka pranuar të kthehet në Shqipëri. Daja i saj i ka bërë një apel të drejtëpërdrejtë mbesës së tij të kthehet pasi shtëpia e saj është këtu.

“Këto 10 ditët e fundit nuk kemi informacion pse nuk po bashkëpunon për tu kthyer. Edhe një herë një thirrje. Vendi I saj është këtu.  E pret nëna që ka 7 vjet që e pret me merak të paparë“ tha daja në një prononcim për median.

E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur ne kampin Al Hawl.