Rama: Janë identifikuar fëmijët e tjerë herët a vonë do i kthejmë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median pas kthimit te 4 fëmijëve nga kampi Al Hawl.
"Mbyllëm fazën e parë të një operacioni të ngatërruar por sidoqoftë të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vijuar fazën e dytë. Janë identifikuar fëmijët e tjerë. Më herët se vonë do i kthjemë në Shqipërinë"
A ka qeveria një strukturë për rinintegrimin e këtyre fëmijëve?
Edi Rama: “Ne në fakt e kemi gati strukturën e posaçme prej disa kohësh. Prej disa javësh mund të them sepse vendimi për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur por ne duhet të ishim gati më parë. Struktura është gati, jo vetëm për këta katër fëmijë por edhe për të tjerët që presim më pas.
Me gjithë kujdesin e nevojshëm, me psikologë, me mësuesë, me mjekë dhe sigurisht që do të bashkëpunohet me të afërmit, do të shihet ecuria e fëmijëve. Pastaj do të bëhet integrimi i tyre në struktura sociale sipas gjykimit që do të japin mjekët dhe psikologët”.